Nedim Bajramit i kthehet buzëqeshja te Rangers: E kaluara është e kaluar, i lumtur që ndihmoj skuadrën…
Napoli-Juventus është një përballje mes dy skuadrave që përballen me një emergjencë të madhe për shkak të mungesave të shumta. Po të shohësh listën e futbollistëve që nuk do të jenë në dispozicion të të dy trajnerëve duket si një raport lufte.
Te Napoli, Antonio Conte përvec Lukakut do të duhet të bëjë edhe pa De Bruyne, Anguissa, Gilmour dhe Lobotka, ndërsa në krahun tjetër, Spalletti përvec emergjencës në mbrojtje ku mungojnë Bremer, Rugani) dhe Gatti, është I detyruar të bëjë edhe pa Dusan Vlahovic.
Te Napoli, Antonio Conte e ka ndryshuar sistemin e lojës dhe problemi I organizatorit të lojës është zgjidhur në një farë mënyre falë dy mesfushorëve qendrorë në skemën 3-4-2-1. Elmas-McTominay do të jetë dyshja e mesfushës që do të jetë para mbrojtjes dhe pas 2 mesfushorëve sulmues, Neser dhe Lang me Hojlund si qendërsulmues. Pjesa tjetër do të jenë futbollistet që janë aktualisht titullarë me Di Lorenzo dhe Oliveira në krahë dhe Beukema, Rrahmani e Buongiorno që do të formojnë mbrojtjen.
Ndërsa te Juventud, problemet vijnë pikërisht nga prapavija. Kelly do të duhet të bëjë qendërmbrojtësin bashkë me Kalulu dhe Koopmeiners në krahë. McKennie dhe Cambiaso do të mbulojnë krahët , me Locatellin dhe Thuram që do të jenë në qendër të mesfushës. Në sulm, Vlahovic do të zevendësohet nga David që do të mbështetet nga Conceiçao dhe Yildiz.
Dy sisteme identike që të lë te mendosh se do të luhet vazhdimisht me lojën një pëer një në të gjithë fushën. Janë dy skema 3-4-2-1 me mesfushorë ofensivë që mund të ngushtohen ose të hapen për të kërkuar duele individuale në krahë. Pikërisht nga lojtarë të këtij profili duket se do të bëjnë diferencën e do t’I japing drejtim ndeshjes. Agresiviteti në lojën pa top dhe aftësia për të dribluar kundërshtarin direkt apo për ta kaluar në shpejtësi, do të jenë elementët kyç të ndeshjes.
Top Channel