Përplasen dy mjete në afërsi të Tushemishtit, tre të lënduar, dërgohen me urgjencë në spital
05/12/2025 14:37
Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën që të çon drejt fshatit të Tushemishtit, Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se të lënduar kanë mbetur tre persona, të cilët u dërguan me ambulancë drejt spitalit. Burime nga uniformat e bardha bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Top Channel