Pastrim vullnetar në Velipojë, pas bashkisë, në plazh shkojnë edhe shoqatat

05/12/2025 17:11

Kjo ishte Velipoja pak ditë më parë, pasi deti nxori në breg tonelata mbeturinash, kryesisht plastike, pamje të cilat bënë xhiron e mediave botërore.

Gjatë gjithë javës, ndërmarrja e shërbimeve publike në Bashkinë e Shkodrës punoi për largimin e mbetjeve, ndërsa këtë të premte, me qindra të rinj shkodranë, në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, u bashkuan për t’i dhënë edhe dorën e fundit pastrimit të plazhit.

Dita e sotme në Velipojë na dha mesazhin se, sado e vështirë të jetë, kur komuniteti bashkohet, ndryshimi është i prekshëm. Pas “faturës” që na dha natyra për atë që i kemi shkaktuar gjatë gjithë vitit, sot Velipoja ka ndryshuar pamje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta