Nuk është Spanja, Guardiola zbulon skuadrën për të cilën vë “bast” në Kupën e Botës 2026: Shpresoj shumë që ta fitojë…

05/12/2025 17:20

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka surprizuar me deklaratën e tij të fundit lidhur me Kupën e Botës 2026, duke i vendosur Anglinë mes favoritëve kryesorë për trofeun.

Spanjolli, i cili prej vitesh jeton dhe punon në Angli, shprehu hapur mbështetjen e tij për kombëtaren e drejtuar nga Thomas Tuchel.

“Të dyshuarit e zakonshëm,” tha Guardiola, “jam i sigurt se të gjithë biem dakord për tre ose katër kandidatët. Do të doja që Anglia të fitonte. Nuk dua të dukem shumë bujar, por kam qenë këtu për disa vite, jam pjesë e këtij vendi dhe do të doja që Thomas Tuchel dhe ekipi i tij ta arrinin këtë.”

Deklarata e Guardiolës vjen në një moment kur Anglia shihet si një nga skuadrat më të forta të turneut, e mbushur me talent dhe me një trajner të ri që pritet të sjellë qartësi dhe agresivitet taktik. Mbështetja e një figure të tillë si Guardiola vetëm sa e shton presionin, por edhe besimin ndaj “Tre Luanëve” në prag të Botërorit.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta