Serie A ka rezervuar këtë fundjavë supersfidën mes Napolit dhe Juventus dhe atmosfera që e rrethon është ndezur tashmë. Është kjo një përballje që ka brenda saj edhe duelin e dy trajnerëve që në të kaluarën kanë qenë në pankinat e skuadrave që këtë vit i kanë kundërshtare.

Por kjo është një sfidë për të cilën nervat janë të tendosura, ndërkohë që nuk mungojnë as strategjitë paraprake si logjistike ashtu edhe ato komunikative.

Nga njëra anë është Luciano Spalletti, trajneri aktual i Juventusit që dëshiron të mbrojë skuadrën nga ambienti napoletan,  në anën tjetër është Antonio Conte, timonieri i Të Kaltërve që nuk do të flasë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes

Lëvizja ‘anti-zhurmë’ e Spallettit: Juventus mori një vendim drastik për transfertën; nuk do të kalojë natën në Napoli në prag të ndeshjes. Pavarësisht se rregullorja parashikon mbërritjen e skuadrës në Napoli një ditë përpara ndeshjes, Spalletti preferoi të shtyjë nisjen e skuadrës për ditën e dielë dhe të shkojë në qytet vetëm disa orë përpara ndeshjes. Arsyeja për këtë zgjedhje është e thjeshte; mbrojtja e skuadrës nga shqetësimet që mund të vinin gjatë natës nga zhurmat e tifozëve napoletanë. Juventus i trembej idesë se në hotelin ku do të akomodohej Juventusit, tifozë të Napolit mund të shkonin dhe të bënin zhurmë me boritë e makinave, tymosëse e fishekzjarrë duke kompromentuar pushimin e futbollistëve

Zgjedhja e Contes, heshtja për shtyp dhe asnjë polemikë: Nëse Spalletti punon me anën logjistike, Antonio Conte zgjedh atë psikologjike dhe të përqendrimit. Trajneri i Napolit ka vendosur të mos flasë për median përpara ndeshjes, pra nuk do të ketë konferencë për shtyp për të. Një zgjedhje e fortë kjo për të mbajtur skuadën të izoluar dhe të fokusuar vetëm te fusha e lojës në një ndeshje që vlen më shumë se 3 pikët. Napoli mbyllet në mënyrë hermetike; ajo që do të flasë do të jetë vetëm fusha e lojës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta