Shqipëria nëse arrin të kualifikohet në Botëror pas dy ndeshjeve të play off në mars do të jetë në grupin F, me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë.

Kundër “tulipanëve” kuqezinjtë kanë 4 precedentë dhe të katër ndeshjet i kanë humbur. dy ndeshje kanë qenë për kualifikueset e Botërorit (24 maj dhe 25 tetor 1964), ndërsa dy të tjerat për kualifikuese europiai (11 tetor 2006 dhe 12 shtator 2007). Holandës i kemi shënuar vetëm 1 herë me Debatik Currin në ndeshjen që përfundoi 2-1 në vitin 2006, ndërsa asokohe Shqipëria drejtohej nga i ndjeri Oto Bariç.

Pas pjesës së spektaklit gjithçka në shfaqe u drejtuar kryesisht nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino i cili deklaroi:

“FIFA ka qenë burimi zyrtar i lumturisë për njerëzimin për më shumë se 100 vjet. Ne po festojmë Kupën e Botës 2026, Kupën e Botës më të madhe të të gjitha kohërave, jo vetëm ngjarja më e madhe sportive, por ngjarja më e madhe që njerëzimi do të shohë ndonjëherë. Kemi tre vende të mrekullueshme, 16 qytete dhe 48 ekipe që konkurrojnë për t’u bërë kampionë bote. Do të kemi një verë emocionuese me 7 milionë njerëz në stadiume dhe 6 miliardë njerëz që e shikojnë në TV nga e gjithë bota”.

Çmimi i parë për Paqen i FIFA-s, i cili nderon çdo vit ata që kanë promovuar “veprime të jashtëzakonshme për paqen dhe duke vepruar kështu kanë bashkuar njerëz në mbarë botën”, i ka shkuar Presidentit të SHBA-së, Donald Trump: “Ky çmim është një nga vlerësimet më të mëdha të jetës sime. Bota është një vend më i sigurt tani”.

Sa i përket shortit, Kosova, nëse do të kualifikohet, atëherë do të luajë në Grupin D, aty ku bënë pjesë një nga vendet organizatore, SHBA-ja, Australia dhe Paraguai.

Grupi i “Ferrit” mund të konsiderohet Grupi I, aty ku bëjnë pjesë Franca, Senegali, Norvegjia dhe fituesja e play off-it interkontinental (Bolivia/Surinami/Irak).

Brazili do të ketë gjithashtu një grup të vështirë, ku përballë do të ketë Marokun, Skocinë dhe Haitin.

Kampionët e Botës, Argjentina, është vendosur në Grupin J, ku përballë ka Algjeri, Austri dhe Jordani.

Gjermania është vendosur në Grupin E me Ekuadorin, Bregun e Fildishtë dhe Kurasao, ndërsa Italia nëse kualifikohet do të ketë përballë Kanadanë, Zvicrën dhe Katarin.

Kampionët e Europës së Spanjës gjithashtu janë vendosur në një grup jo shumë të vështirë me Uruguain, Arabinë Saudite dhe Kepin e Gjelbër, ndërsa Anglia është vendosur në grupin e fundit ku do të luajë me Kroacinë, Panamanë dhe Ganën.

GRUPET

Grupi A: Meksikë, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)

Grupi B: Kanada, Zvicër, Katari, Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)

Grupi C: Brazil, Marok, Skoci, Haiti

Grupi D: SHBA, Australi, Paraguai, Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)

Grupi E: Gjermani, Ekuador, Bregu i Fildishtë, Kurasao

Grupi F: Holandë, Japoni, Tunizi, Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)

Grupi G: Belgjikë, Iran, Egjipt, Zelandë e Re

Grupi H: Spanjë, Uruguai, Arabia Saudite, Kepi i Gjelbër

Grupi I: Francë, Senegal, Norvegji, Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)

Grupi J: Argjentinë, Austri, Algjeri, Jordani

Grupi K: Portugali, Kolumbi, Uzbekistan, Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/R.D. Kongo)

Grupi L: Angli, Kroaci, Panama, Gana

Ceremonia Live:

18:50 – Nis hedhja e goglave!

18:40 – Lionel Scaloni sjell në skenë trofeun e Kupës së Botës.

18:35 – Donald Trump merr fjalën e tij: “Shpresoj të kemi një event që nuk është parë ndonjëherë”.

18:30 – Infantino i jep “Çmimin e Paqes FIFA” Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

18:20 – Robie Williams dhe Nicole Scherzinger performojnë në skenë.

18:10 – Infantino ngjitet në skenë dhe merr fjalën e tij.

18:00 – Ceremonia fillon me një performancë të Andrea Bocellit.

VAZOT

Vazo 1

SHBA

Meksikë

Kanada

Spanjë

Argjentinë

Francë

Angli

Brazil

Portugali

Holandë

Belgjikë

Gjermani

Vazo 2

Kroaci

Marok

Kolumbi

Uruguai

Zvicër

Japoni

Senegal

Iran

Kore e Jugut

Ekuador

Austri

Australi

Vazo 3

Norvegji

Panama

Egjipt

Algjeri

Skoci

Paraguai

Tunizi

Bregu i Fildishtë

Uzbekistan

Katari

Arabi Saudite

Afrikë e Jugut

Vazo 4

Jordani

Kepi i Gjelbër

Gana

Kurasao

Haiti

Zelandë e Re

Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)

Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)

Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)

Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)

Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/Republika Demokratike e Kongos)

Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta