Kthimi në SHBA, Baggio kujton Botërorin e 1994-ës dhe i jep mesazh lojtarëve italianë: Jepni 100% për të shkuar në Kupën e Botës
Të gjithë sytë janë nga Uashingtoni, aty ku do të hidhet shorti final i Botërorit 2026.
Çdo gjë është gati, teksa tashmë pritet të mësohet vetëm faza e grupeve dhe për herë të parë, do të ketë 12 grupe me nga 4 ekipe.
Botërori 2026 do të jetë me 48 skuadra, nga të cilat 42 kanë prerë tashmë biletën, ndërsa 6 të tjera mes të cilave edhe Kombëtarja shqiptare dhe Kosova do të luajnë në fazën e play off-it. Gjithsesi këto 6 skuadra që nuk janë të përcaktuara do të përfshihen në short.
Shorti, që do të jetë i ngjashëm me atë që është hedhur edhe më parë, do të nisë me skuadrat e vazos së parë. Vendet pritëse, e dinë në cilin grup do të jenë, Meksika në Grupin A, Kanadaja në Grupin B dhe SHBA në Grupin D. Pjesa tjetër e skuadrave që janë koka serie do të ndahen në grupe. Dy skuadrat e para të renditjes Spanja dhe Argjentina do të kenë rrugëtime paralele. I njëjti princip do të zbatohet edhe për vendin e tretë dhe të katërt, Francën dhe Anglinë e kështu me radhë.
Kjo metodë ka për qëllim një ndarje më të ekuilibruar dhe të sigurohet që skuadrat më të forta të mos përballen mes tyre përpara një finaleje të mundshme nëse ato fitojnë grupet e tyre respektive. Për skuadrat e vazove 2, 3 dhe 4, pozicionet e tyre në grupe do të vendoset nga një skemë të përcaktuar si në bazë të vazos nga ku dalin si në bazë të grupit ku do të vendosen.
Nëse Kombëtarja shqiptare dhe Kosova do të kualifikohen do jenë në vazon e katërt bashkë me Jordaninë, Kepin e Gjelbër, Kurasaon, Ganën, Haitin dhe Zelandën e Re. Kështu në vazon e katërt janë edhe fituesja e playoffit A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja), fituesja e playoffit B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA). Fituesja e playoffit C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA), fituesja e playoffit D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda), fituesja e playoffit ndërkombëtar 1 (Kaledonia e Re/Xhamajka/Republika Demokratike e Kongos) dhe fituesja e playoffit ndërkombëtar 2 (Bolivia/Surinami/Iraku).
GRUPET
Grupi A: Meksikë
Grupi B: Kanada
Grupi C: Brazil
Grupi D: SHBA
Grupi E: Gjermani
Grupi F: Holandë
Grupi G: Belgjikë
Grupi H: Spanjë
Grupi I: Francë
Grupi J: Argjentinë
Grupi K: Portugali
Grupi L: Angli
Ceremonia Live:
18:50 – Nis hedhja e goglave!
18:40 – Lionel Scaloni sjell në skenë trofeun e Kupës së Botës.
18:35 – Donald Trump merr fjalën e tij: “Shpresoj të kemi një event që nuk është parë ndonjëherë”.
18:30 – Infantino i jep “Çmimin e Paqes FIFA” Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
18:20 – Robie Williams dhe Nicole Scherzinger performojnë në skenë.
18:10 – Infantino ngjitet në skenë dhe merr fjalën e tij.
18:00 – Ceremonia fillon me një performancë të Andrea Bocellit.
VAZOT
Vazo 1
SHBA
Meksikë
Kanada
Spanjë
Argjentinë
Francë
Angli
Brazil
Portugali
Holandë
Belgjikë
Gjermani
Vazo 2
Kroaci
Marok
Kolumbi
Uruguai
Zvicër
Japoni
Senegal
Iran
Kore e Jugut
Ekuador
Austri
Australi
Vazo 3
Norvegji
Panama
Egjipt
Algjeri
Skoci
Paraguai
Tunizi
Bregu i Fildishtë
Uzbekistan
Katar
Arabi Saudite
Afrikë e Jugut
Vazo 4
Jordani
Kepi i Gjelbër
Gana
Kurasao
Haiti
Zelandë e Re
Europë Play off A (Italia/Irlanda e Veriut/Uellsi/Bosnja)
Europë Play off B (Ukraina/Suedia/Polonia/SHQIPËRIA)
Europë Play off C (Turqia/Rumania/Sllovakia/KOSOVA)
Europë Play off D (Danimarka/Maqedonia e Veriut/Çekia/Irlanda)
Play off-i Interkontinental A (Kaledonia e Re/Xhamajka/Republika Demokratike e Kongos)
Play off-i Interkontinental B (Bolivia/Surinami/Irak)
Top Channel