Selena Gomez dhe Benny Blanco po festojnë Krishtlindjet e tyre të para si çift i martuar dhe pamjet që këngëtarja ka ndarë në Instagram kanë mahnitur fansat.
Në videot festive, të dy shfaqen duke dekoruar pemën e Vitit të Ri në shtëpinë e tyre, duke shkëmbyer puthje, përqafime dhe momente të ngrohta pranë zbukurimeve.
33-vjeçarja shfaqet në një pamje komode me pulovër gri dhe pantallona të bardha, ndërsa Benny mban një veshje të thjeshtë me bluzë të zezë e pantallona kafe.
Në disa nga videot, Selena tregon edhe unazën e fejesës dhe martesës, ndërsa çifti duket më i dashuruar se kurrë.
Selena dhe Benny u lidhën në qershor 2023 dhe kurorëzuan lidhjen e tyre më 27 shtator 2024 në Santa Barbara.
Ditëve të fundit, ata janë parë edhe në një stadium, ku një moment i vogël “shpërqendrimi” i Benny-t u kthye menjëherë në një shkëndijë humori mes çiftit.
Postimet intime dhe atmosfera festive e çiftit kanë shpërthyer në komente pozitive nga fansat, të cilët nuk e fshehin entuziazmin për dashurinë e tyre këtë sezon festash./TAR
Top Channel