Konflikt mes disa personave në Gramsh, punonjësi i policisë nuk hyn për t’i ndarë por futet në sherr

05/12/2025 13:50
Foto ilustruese

Një sherr mes disa personave ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Gramshit.

Policia njofton sot se në konflikt janë përfshirë 46-vjeçari E. H., dhe 49-vjeçari L. A., 49 vjeç, për motive të dobëta.

Gjithashtu, në konflikt janë përfshi edhe djali i 46-vjeçarit, një 17-vjeçar, si dhe vëllai i 49-vjeçarit, shtetasi F. A., 57 vjeç, i cili është punonjës policie.

Lidhur me këtë rast, ka nisur hetimi penal për shtetasin E. H., 46 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Sa i përket veprimeve procedurale që lidhen me 49-vjeçarin dhe vëllain e tij F. A. (punonjës policie), ato po kryhen nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta