Kaluan afatet, ligji për “barazinë gjinore” do të hyjë në fuqi pa firmën e presidentit Begaj 

05/12/2025 15:59

Ligji shumë i diskutuar për “barazinë gjinore” do të hyjë në fuqi pa firmën e presidentit Bajram Begaj. 

Kjo për shkak se afati kushtetues që Begaj të firmoste ka mbaruar, duke bërë që kreu i shtetit ta kalojë në heshtje ligjin në fjalë.

Ligji i barazisë gjinore që u votua në Parlament përkufizon gjininë si role të ndërtuara në kontekstin social.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta