Arrestohet mjeku, akuzohet për abuzime seksuale me 38 pacientë të tij, në dy spitale

05/12/2025 17:06

Prokurorët britanikë ngritën akuzë ndaj një mjeku i cili dyshohet se ka sulmuar seksualisht 38 persona që ishin pacientë nën kujdesin e tij, përfshirë fëmijë nën moshën 13 vjeç.

Nathaniel Spencer, nga Quinton, Birmingham, akuzohet për dhjetëra sulme seksuale të kryera midis viteve 2017 dhe 2021.

38 -vjeçari akuzohet për abuzim seksual me të rritur dhe fëmijë që ishin pacientë të tij, pas një hetimi nga Policia e Staffordshire.

Oficerët hetuan ankesat e bëra kundër tij në dy spitale, Spitalin Universitar Royal Stoke në Stoke-on-Trent dhe Spitalin Russells Hall në Dudley.

Ai akuzohet për nëntë raste për abuzim seksual me fëmijë nën 13 vjeç , tre akuza për përdhunim të një fëmije nën 13 vjeç dhe një akuzë për tentativë përdhunimi, sipas Daily Mail.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta