I riu hyri në fushë për të bërë një foto me Neymarin dhe… dëmtoi një lojtar të Santosit
Massimiliano Allegri nuk mund të jetë i kënaqur me performancën e Milanit kundër Lazios në Olimpico.
Eliminimi i tyre në raundin e 16-tshes të Kupës së Italisë është rezultat i një ndeshjeje të menaxhuar dobët nga Kuqezinjtë, të cilët luajtën me formacionin e tyre të dytë në këtë ndeshje duke lënë një shije të hidhur edhe për trajnerin toskan.
“Fituesi ka gjithmonë të drejtë. Lazio fitoi një ndeshje ku patëm më shumë vështirësi sesa të shtunën. Ishte një ndeshje e bllokuar, dhe ai që shënoi i pari ai fitoi. Patëm shumë raste ku nuk shënuam dhe ata shënuan nga një goditje këndi ku ne në atë moment nuk ishim të mbrojtur mire,” – shpjegoi Allegri për Mediaset. “Duhet të jemi të zemëruar sepse u eliminuam nga një ndeshje që nuk ishte aq e keqe, por duhet të shohim përpara sepse kemi kampionatin kundër Torinos dhe Sassuolos para Superkupës së Italisë. Megjithatë, nuk duhet të depresionohemi sepse kemi një sezon për të luajtur dhe zonën e Ligës së Kampionëve që është objektivi ynë parësor.”
Allegri theksoi veçanërisht mungesën e përqendrimit kur skuadra kishte kontrollin e lojës, duke kritikuar gabimet para portës dhe golin e pësuar përsëri nga goditjet standarde, siç ka ndodhur në ndeshjet e mëparshme: “Goli erdhi në një moment kur loja po bëhej e vështirë. Humbëm tre ose katër raste të lehta për të shënuar, pësuam gol nga një goditje standarte, duke bërë gabime si kundër Cremoneses dhe Pisas”, shtoi trajneri i Milanit . “Kur kemi kontrollin e lojës, bëhemi të rrezikshëm. Një sulmues në janar? Kemi Pulisiç dhe Leao, të cilët kanë shënuar 10 gola së bashku: kemi nevojë që mesfushorët tanë të shënojnë më shumë gola nga goditjet standarde. Gimenez ende nuk është rikthyer.”
Top Channel