Aleatët ‘kryqëzojnë’ Berishën/ Alimadhi: S’doni t’ia dini për ne pas zgjedhjeve, Ndoka: S’jemi ne fajtorë për humbjen! Duka, Mediu dhe Blushi mungojnë në takim

05/12/2025 13:25

Kreu i PD Sali Berisha u ul sot në tryezë me aleatët për të marrë propozimet e tyre për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, mirëpo, këta të fundit kishin kritika. 

Duka, Mediu dhe Blushi nuk morën pjesë në takim, ndërsa kreu i Ballit Kombëtar Adriatik Alimadhi tha se pas zgjedhjeve, PD ‘s’do t’ia dijë dhe mbyll telefonin”.

I ashpër ishte edhe kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili iu drejtua Berishës se nuk duhet t’i gënjejnë anëtarët se përgjegjës për humbjen janë aleatët.

“Na lejoni ta shtrimë pak më shumë takimin sepse dihet nga problematikat që ne kemi, na bie rrallë rasti se para zgjedhjeve ju na ftoni dhe më pas nuk na pyesni ose e mbyllni telefonin dhe s’doni t’ia dini për ne. Është e çuditshme. Kam një bashkëpunim për 20 vjet dhe se kam gjetur një respekt të tillë. E them me keqardhje. Pa një bashkëpunim që personalisht e kam ngritur në çdo takim opozitar, bashkëpunimi në nivel lokal me kryetarët tanë të opozitës asnjëherë nuk është realizuar. Ju mendoni dhe flisni për Ramën, ai ka kapur sistemin dhe fati jonë jo i mirë prodhon këto mandate. Tani te sistemi është shumë problem kjo.  Unë personalisht, e mora mandatin dhe kam qenë i vetmi deputet me kohë të pjesshme dhe e kam kundërshtuar. Mos thoni ju se nuk bashkëpunoni. Nuk është e mirë të na e vini ne, se edhe ata ishin kandidatë ku të zgjedhur vendosën nga lista e PD. Pra kam qenë i vetmi që kam kundërshtuar dhe nuk kam votuar thuajse asnjë ligj dhe kam qenë opozitari i vetëm“, tha Alimadhi.

Do ishte e rëndësishme një konsultë para se të merrej nisma për ngritjen e këtyre dy komisioneve. Gjithë ne por edhe ata që na kanë mbështetur në këto zgjedhje, menduan se do ketë një kauzë për votën, e protesta, qëndrime parlamentare. Të gjithë e dimë sa të jetë Rama krye nuk do të ketë zgjedhje, por vërejmë se sa të jetë Rama krye ne ulemi dhe bëjmë prapë reformë me të. Kjo nxitje të lë pak shije të hidhur, për faktin që asnjëherë s’ka nis kuvendi me ngritjen e komisioneve për reformën zgjedhore, reforma është bërë pasi është marrëraporti i ODIHR dhe është konsultuar e studiuar. E shoh të keqen e zgjedhjeve që kemi kaluar ndër vite tek kodi zgjedhor tek ndryshimi 2018-ës. Ka tjetërsuar realitetin e përfaqësimit politik, i ka dhënë goditje të rëndë pluralizmit, unë në atë kohë e kam kundërshtuar  me grevë urie me metën dhe disa deputetë të kuvendit të Shqipërisë që kuptuam që po goditet pluralizmi, ju tentuar për interesat tuaj ta ktheni skenën politike në bipolare, në një kohë që Shqipëria kishte pak vite pluralizëm. Rama si ka bërë në mënyrë të njëanshme, ka pasur bashkëpunim për interesa të përbashkëta, qoftë edhe me Bashën, heqja e koalicioneve klasike i dha goditjen përfundimtar e pluralizmit. Kam dyshimet e mia që bash ai mbylli sytë se kishte interesat e tij për të goditur edhe LSI edhe Partinë Demokristiane. S’kemi fituar zgjedhje, si ka mundësi që se shohim të keqen tek sistemi. PD ne 2009, kemi marrë 70 mandate. Nuk e kemi kaluar pragun e 50%. Zgjedhje pas zgjedhjeve, Rama blen zgjedhje, bën presione, bashkëpunon me grupet kriminale,. Por kjo e thellon zgjedhore,. Fitoren bazë ja jep ky kod. Nuk duhet ta lejojmë Ramën, s’na falet ne të presim raportin e ODIHR, apo të tregojmë si na janë vjedhur zgjedhjet. E bllokojmë, s’e bojkotojmë, i kemi mundësitë ta bëjmë një gjë të tillë, nëse vendos rregulla në mënyrë të njëanshme. Krijohet një frymë tek militantët, sikur aleatët janë një peshë, një kosto. Na bëni neve tabelë qitje, aleatët janë vota për ju, dhe marrim shumë më pak se na takon në bazë të peshës elektorale. Që në vitin 2008 kur ka ndryshuar kodi ne nuk testohemi se futemi në koalicion, numërohen vota q mbesin të shkruara në letër dhe jo ato mijëra në Tiranë që i merrni përmes koalicionit. Kjo është hile e qëllimshme, e dëgjoj në takimet e foltores që shigjetohen aleatët sikur jemi e keqja. LSI para disa viteve ka pasur 100 mijë vota, goditjet që erdhën, kishte edhe Ramën përballë dhe Bashën, por edhe partia demokristian, ne kemi pasur 58 mijë vota, që thonë 6 mandate, por duke qenë pjesë e këtyre koalicioneve kemi firuar”, tha Ndoka.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta