Aksident i katërfishtë në aksin Maqellarë–Peshkopi, plagosen 2 persona
05/12/2025 09:11
Dibër/Informacion paraprak
Rreth orës 08:40, në aksin rrugor Maqellarë–Peshkopi, dyshohet se si pasojë e lagështirës në rrugë, janë përplasur katër automjete me drejtues shtetasit U.L., F.P., I.R. dhe H.H.
Si pasojë e përplasjes, është lënduar njëri nga drejtuesit, shtetasi H.H., si edhe një pasagjere, shtetasja I.L. Të dy po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel