Kanosi me armë zjarri një 20-vjeçar, një i arrestuar në Shkodër
Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimin me 25 vite burg për Blendi Tetën, i akuzuar si i përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 05, datë 26.01.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Shpenzimet e gjykimit në apel i ngarkohen të pandehurit. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Santiago Malko, ish-punonjës policie, u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 me breshëri plumbash në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.
Top Channel