NATO ristrukturon komandën për të forcuar sigurinë në veri, zyrtarët: E domosdoshme të forcojmë zonën euroatlantike
Në kuadër të vizitës së tij në Indi, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Donald Trump ka axhendën dhe qëllimet e tij, ndërsa. Ai theksoi se Moska nuk vepron kundër askujt, por synon mbrojtjen e interesave të veta kombëtare.
Gjatë një interviste për India Today , Putin u shpreh se beson që presidenti amerikan “vepron me mirëbesim”, ndërsa, i pyetur për vlerësimin e Donald Trump, tha se nuk gjykon kurrë homologët e tij.
“Këto vlerësime u takojnë qytetarëve që votojnë në zgjedhje”, u shpreh ai.
Sa i përket situatës në Ukrainë, Putin theksoi se konflikti mund të përfundojë vetëm përmes negociatave dhe se Rusia nuk ia mohon Ukrainës të drejtën për siguri, por jo në kurrizin e tyre.
Ai përsëriti narrativën se Moska nuk e ka nisur luftën, duke akuzuar Perëndimin për nxitje të tensioneve dhe për mbështetje të ngjarjeve që, sipas tij, sollën “grushtin e shtetit” në Ukrainë. Putin argumentoi se marrëveshjet e Minskut u nënshkruan për një zgjidhje paqësore, dhe e përshkroi ofensivën e Rusisë si përpjekje për t’i dhënë fund një lufte që Perëndimi e nisi duke përdorur nacionalistët ukrainas.
Duke komentuar tarifat amerikane mbi kompanitë ruse të naftës, Putin u shpreh se vendet që përpiqen të pengojnë bashkëpunimet ekonomike “përballen me vështirësi dhe humbje”, duke shtuar se taktikat e tilla presioni do të zhduken me kalimin e kohës.
Në lidhje me bashkëpunimin energjetik me Indinë, ai theksoi se ky sektor mbetet i pandikuar nga zhvillimet politike apo konflikti në Ukrainë. Putin rikujtoi gjithashtu se SHBA vazhdon të blejë karburant bërthamor nga Rusia.
“Nëse SHBA-të kanë të drejtë ta blejnë, pse të mos ketë të njëjtin privilegj edhe India?”, deklaroi ai.
Putin to India Today:
Let me remind you, we were not the ones to start this war. The West egged Ukraine on and supported the events, orchestrated the coup d’etat. We’ve tried to resolve these issues peacefully for 8 years, signed the Minsk agreements, hoping that they could be… pic.twitter.com/4I7tTmTVgH
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) December 4, 2025
Top Channel