Policia e Vlorës ka dale me njoftim publik për vdekjen e një gruaje 82-vjeçare në bulevard.

Sipas uniformave blu, dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur ne bulevard, Feride Abazaj.

Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 82 vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës“, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB