Mbetjet në grykëderdhjet e Semanit dhe Vjosës, nis pastrimi i bregdetit në Fier Në Mallakastër, fabrikat e vajit po punojnë me kohë të reduktuar, pasi prodhimi i ullirit këtë vit ka rënë ndjeshëm.
Shkak nuk janë vetëm kushtet atmosferike, por edhe moskujdesi ndaj ullishtave, pasi shumë fermerë nuk kanë mundur të kryejnë shërbimet bazë për pemët. Kostoja e lartë e plehrave dhe mungesa e fuqisë punëtore kanë bërë që një pjesë e mirë e parcelave të mbeten pas dore.
“Është viti i tretë radhazi që prodhimi është i pakët. Çmimi prej 6 mijë lekë të vjetra për litër është i arsyeshëm, por sërish vaji nuk shitet. Besoj se kjo ndodh për shkak të abuzimeve me vajin e falsifikuar”, shprehet Viktor Pajaj.
Nga fabrikat dhe grumbulluesit konfirmohet se demoralizimi i fermerëve ka ardhur edhe nga fakti që sezonin e kaluar një pjesë e konsiderueshme e vajit dhe ullirit u mbeti stok, çka ka ndikuar në uljen e investimit në prodhim dhe, rrjedhimisht, në rendimentin e këtij viti. Vaji i Mallakastrës cilësohet shumë i mirë, por sërish nuk po gjen treg. Edhe pse në zonë vijnë klientë edhe nga qytetedhe vendet fqinje, të cilët kërkojnë vajin cilësor të Mallakastrës, për fermerët kjo nuk mjafton, pasi nuk arrijnë të shesin as 20% të prodhimit.
“Vij nga Maqedonia sepse kemi dëgjuar që këtu ka vaj shumë cilësor. Konkretisht në Mallakastër prodhohet vaj me vlerë të lartë. Do t’ua rekomandoj edhe miqve të mi. Kur ka cilësi, çmimi nuk diskutohet”, tha një blerës nga Maqedonia e Veriut në Kukës.
Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit, certifikimin e prodhimit dhe ngritjen e pikave të grumbullimit, si e vetmja mënyrë për të mbrojtur vajin vendas dhe për t’i dhënë fund krizës së tregut.
Top Channel