Rusia vijon kundërshtimet, Putin: Nuk pranojmë pjesë të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Rreth 200 shtëpi u evakuuan në Derby të Anglisë, pasi policia arrestoi dy burra që dyshohen se kanë vendosur eksploziv.
Policia njoftoi se ngjarja nuk po hetohet si terrorizëm dhe se nuk ka rrezik për komunitetin, ndërsa evakuimi u krye si masë paraprake sigurie.
Sipas Daily Mail banorëve të zonës u është kërkuar të qëndrojnë larg shtëpive për 24 orë, ndërsa për të prekurit është hapur një qendër pritjeje në ambientet e Salvation Army në Osmaston Road.
Hetimet po zhvillohen në një adresë në Vulcan Street, ku dy të dyshuarit u arrestuan. Policia raporton se po vepron “bazuar në informacione për materiale të dyshimta”.
Forcat e rendit bëjnë të ditur se oficerët po trokasin në çdo banesë brenda zonës së rrethuar, duke i kërkuar qytetarëve që largohen para mbërritjes së policisë.
Shtatë rrugë janë përfshirë në zonën e evakuimit, ku në terren ndodhen furgonë policie dhe shirita sigurie.
Policia e Derbyshire po punon në bashkëpunim me Shërbimin e Zjarrfikësve, Ambulancën e East Midlands dhe Këshillin e Qytetit Derby.
Top Channel