SHBA pezulloi emigracionin nga 19 vende, Trump: Listën do e çojmë në 30 shtete

04/12/2025 13:09

Pavarësisht kritikave se një lëvizje e tillë do të lërë pezull me mijëra vetë, qeveria amerikane vendosi të bllokojë aplikimet për emigrim nga 19 shtete, me pohimin se po forcon kontrollet e sigurisë kombëtare.

Dhe duket se administrate Trump nuk do të ndalet me kaq. Në shënjestër të saj do të jenë të paktën 30 vende, e madje edhe më shumë mund të shtohen në të ardhmen. “Listën e plotë do ta publikojmë shumë shpejt”, deklaroi një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Kombëtare.

Që kur Donald Trump mori detyrën si President i Shteteve të Bashkuara, ndalimet e emigrantëve janë rritur në të gjithë vendin. Por lëvizja e fundit u argumentua me shqetësimet për sigurinë pas sulmit ndaj anëtarëve të Gardës Kombëtare në Uashington javën e kaluar.

Një shtetas afgan u ndalua si i dyshuar. Sipas politikës së re, të gjithë aplikuesit nga vendet e prekura duhet të kalojnë një proces të kujdesshëm verifikimi.

Administrata nuk ka specifikuar se sa kohë do të zgjasë pezullimi, apo nëse mund të shtohen vende të tjera. Autoritetet thonë, se ky ndryshim synon të sigurojë integritetin e sistemit të imigrimit dhe të parandalojë atë që ata e quajnë “boshllëqe në siguri”.

Disa nga vendet në listë ishin tashmë subjekt i një ndalimi të pjesshëm udhëtimi. Vendet që përballen me kufizimet më të rënda janë Afganistani, Burma, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti,Irani, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Këto shtete pësuan pezullime të plota për shumicën e hyrjeve, me përjashtime të kufizuara.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta