Greqia goditet nga stuhia ‘Vyron’, përmbytje në Zakynthos dhe Athinë
Presidenti francez, Emmanuel Macron thuhet se ka paralajmëruar udhëheqësit evropianë se “ekziston mundësia që SHBA-ja ta tradhtojë Ukrainën lidhur me territorin, pa pasur qartësi mbi garancitë e sigurisë”, ka raportuar revista gjermane “Der Spiegel”, duke cituar një shënim të rrjedhur nga një telefonatë e kohëve të fundit midis udhëheqësve evropianë.
Spiegel ka thënë se kishte marrë një shënim në anglisht që përmblidhte telefonatën, duke paraqitur ato që pretendon se janë citate të drejtpërdrejta nga disa prej pjesëmarrësve.
Revista pretendon se Macroni ka folur për momentin e tensionuar në bisedime si “një rrezik të madh” për Zelenskyn, teksa kancelari gjerman, Friedrich Merz, kishte thënë gjithashtu në telefonatë se udhëheqësi ukrainas duhej të ishte “shumë i kujdesshëm”.
“Ata po luajnë lojëra si me ju ashtu edhe me ne”, është raportuar të ketë thënë Merz, për të cilën revista ka arritur në përfundimin se ishte një referencë për misionin e Steve Ëitkoff në Moskë.
Revista ka raportuar se edhe udhëheqës të tjerë shprehën shqetësimet e tyre, përfshirë presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, që raportohet të ketë thënë se “nuk duhet ta lëmë Ukrainën dhe Volodimirin vetëm me këta djem”.
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili në publik është shumë komplimentues ndaj Trumpit, raportohet të ketë thënë se ishte dakord me Alexander “që ne duhet ta mbrojmë Volodimirin”.
Der Spiegel ka thënë se kishte folur me “disa” pjesëmarrës në telefonatë, të cilët kanë konfirmuar se ajo ka ndodhur, dhe dy prej tyre thuhet se e kanë konfirmuar se citimet ishin “riprodhuar me saktësi”.
Një zëdhënës i Zelenskyt nuk ka pranuar të komentonte, ashtu si edhe zyra e Merzit, ndërsa Pallati Elysee ka kundërshtuar citimet që i atribuoheshin Macronit.
Top Channel