Rusia vijon kundërshtimet, Putin: Nuk pranojmë pjesë të planit amerikan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

04/12/2025 18:42

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Moska nuk është dakord me disa pika të planit amerikan për përfundimin e luftës në Ukrainë, pas bisedimeve gati pesë-orëshe në Kremlin me negociatorët e dërguar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Ai theksoi se çështjet më problematike mbeten territori i pushtuar ukrainas dhe garancitë e sigurisë për Kievin.

Putin tha për India Today se Rusia nuk kishte parë një version të përditësuar të planit të SHBA-së para takimit, gjë që sipas tij i zgjati diskutimet.

Ai përsëriti kërkesën që trupat ukrainase të tërhiqen nga Donbasi, përfshirë zonat ende të kontrolluara nga Ukraina.

Negociatori kryesor rus Yuri Ushakov konfirmoi se bisedimet nuk prodhuan kompromis, ndërsa pretendoi se pozicioni i Rusisë është forcuar nga përparimet në fushën e betejës.

Në anën tjetër, ekipi i Trump-itm i udhëhequr nga Steve Witkoff dhe Jared Kushner – pritet të takohet me negociatorët ukrainas në Florida. Trump tha se bisedimet në Moskë ishin “mjaftueshëm të mira”, por ende ishte herët për një rezultat.

Ukraina akuzoi Putinin se po “humb kohën e botës”, ndërsa ministri i jashtëm Andrii Sybhia e përshkroi Rusinë si palën që po bllokon progresin.

Presidenti Zelensky këmbënguli se nuk do të lëshojë territor dhe se çdo marrëveshje duhet të garantojë siguri të forta për vendin. Ai deklaroi se negociatorët kanë bërë disa ndryshime të rëndësishme në versionin fillestar të planit amerikan.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta