Planifikuan pushtimin e një ishulli, shfarosjen e burrave dhe abuzimin seksual me gratë, në pranga dy të rinjtë

04/12/2025 17:01

Dy të rinj janë arrestuar pasi kishin planifikuar pushtimi e një ishulli, që synonte të eliminonin të gjithë burrat dhe të abuzonin seksualisht me gratë dhe të miturit.

Sipas autoriteteve, Gavin Rivers Weisenburg, 21 vjeç, dhe Tanner Christopher Thomas, 20 vjeç,  nga Teksasi, dyshohen se për muaj të tërë kanë përgatitur një plan që synonte eliminimin e të gjithë burrave në ishull dhe skllavërimin seksual të grave dhe të miturve.

Hetimet tregojnë se plani ishte hartuar që nga gushti 2024 dhe ishte përditësuar vazhdimisht deri në verën e vitit 2025, duke përfshirë shënime operative, skenarë të ndryshëm sulmi, blerjen e një anijeje dhe sigurimin e armëve e pajisjeve të tjera. Thomas u rekrutua në Forcat Ajrore për të fituar aftësi që, sipas prokurorisë, synonte t’i përdorte gjatë operacionit, ndërsa Ëeisenburg ndoqi trajnim civil dhe detar. Të dy dyshohet se përpiqeshin të rekrutonin persona të pastrehë në SHBA për t’i përdorur si luftëtarë.

Sipas dokumenteve hetimore, ata e zgjodhën ishullin Gonave për shkak të izolimit, infrastrukturës së kufizuar dhe mungesës së forcave të organizuara të sigurisë, duke e konsideruar atë si një objektiv të lehtë. Hetuesit thonë se të rinjtë studiuan harta dhe pika zbarkimi, me synimin për të vendosur kontroll të menjëhershëm mbi territorin përpara reagimit të autoriteteve haitiane.

Aktualisht, Weisenburg dhe Thomas përballen me akuza të rënda, përfshirë komplot për të kryer vrasje në një vend të huaj, sulm të rëndë fizik dhe prodhim të pornografisë me fëmijë. Nëse shpallen fajtorë, ata mund të dënohen me burgim të përjetshëm për komplotin e vrasjes, ndërsa akuzat për shfrytëzim seksual të miturve parashikojnë dënime nga 15 deri në 30 vjet burg.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta