Kupa e Italisë / Lazio-Bologna do të jetë në çerekfinale, lacialët “hakmerren” ndaj Milanit duke e eliminuar
Në javët e fundit ka pasur tensione të shtuara në nivel institucional mes Barcelonës dhe Real Madridit, të shkaktuara nga deklaratat e presidentëve të të dy klubeve.
Florentino Perez pretendoi se katalanasit historikisht janë favorizuar nga gjyqtarët, gjë që çoi Joan Laportën të deklaronte se ai dhe klubi madrilen vuajnë nga obsesioni ndaj Barcelonës.
Laporta tani ka tentuar ta lërë këtë çështje pas krahëve. Gjatë një aktiviteti të La Vanguardia të enjten, ai foli për Perez, për të cilin shprehu shumë respekt. “Ai është një njeri i qetë dhe inteligjent. Tani ai shpreh opinionet e tij; në mandatin tim të parë unë isha më luftarak, megjithëse tani ai ka çështje kundër Tebas, kundër UEFA-s.
Kam dëgjuar që nuk do të mund të regjistronim lojtarë, por më pas CSD na dha të drejtë në rastin e regjistrimit të Olmos. Sigurisht që ai është më afër atyre që drejtojnë në Spanjë, ashtu si ne këtu në Kataloni për shkak të afërsisë. Ai mbron interesat e tij, siç bëjmë edhe ne”.
Megjithatë, Laporta deklaroi gjithashtu se Perez dhe Real Madridi janë të fiksuar me presidentin e La Liga-s, Javier Tebas, i cili kohët e fundit ka qenë nën kritika. “Ai është një njeri i fjalës, ka njohuri të gjera. Unë nuk u besoj atyre që duan ta largojnë. Ne e dimë që marrëdhënia që kemi ndërtuar me të është e mirë. Janë nga Real Madridi ata që duan ta shkarkojnë. Shoh që ekziston një obsesion nga ‘Shtëpia e Bardhë’”, ka deklaruar Laporta.
Top Channel