Nuk janë hotelet, detektivja Shkenda Lili: Ja vendet më të çuditshme ku kam zbuluar tradhtitë

04/12/2025 14:14

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë detektivja private Shkenda Lili. Ajo ka folur më shumë për tradhtinë, si tradhtojnë njerëzit sot dhe me kë, si dhe rastet që e kanë tronditur atë më shumë gjatë punës së saj…

Cili është vendi më i çuditshëm ku ke kapur në befasi një tradhti?

Hotelin e kanë zbehur tani, sepse marrin shtëpi. Sidomos këto hotelet për 1 orë, 2 orë, janë zbehur tashmë, vetëm kur ikin jashtë për të qëndruar.

Më përpara, në vitet në fillim, ishin këto makinat që shkonin larg Tiranës, në errësirë… Kemi pasur dhe raste dhe të kësaj natyre, më përpara. Tani jo më, nuk më ka hasur të kap një tradhti në një makinë larg qytetit.

Po në ambientet e punës?

Në ambientet e punës po, por është e vështirë për ne për ta faktuar./TAR 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta