Ndërron jetë pas një jave në koma nxënësi që u plagos me thikë në zemër në Durrës
04/12/2025 19:59
Ndahet nga jeta 15-vjeçari Erion Boba që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor.
I mituri nuk mundi ta fitojë betejën, ndonëse mjekët bënë të pamundurën dhe vetë 15-vjeçari luftoi fort për jetën.
Të shtunën e kaluar mjekët e nxorën nga intubimi por gjendja e të miturit u përkeqësua dhe e kthyen në intubim e më pas u dërgua në Tiranë.
15-vjeçari mori plagë të rënda në zemër dhe stomak, pasi u godit me thikë gjatë një sherri për motive banale mes dy grupeve adoleshentësh.
Autori i dyshuar një 14-vjeçar është arrestuar dhe nën akuzë për vrasje në tentativë.
Top Channel