Vendosi bomba pranë selive të Komitetit Kombëtar Republikan një natë para trazirave të 6 janarit, FBI-ja arreston pas gati 5 vitesh autorin
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, pati një përplasje me nënkryetaren e Kuvendit, Klodiana Spahiu.
Ai iu drejtua Spahiut, duke i thënë të mos mbante dy standarde për deputetët.
“Nuk e kuptoj pse duhet të jetë kaq e vështirë të respektosh rregulloren e Kuvendit. Do kishit bërë mirë t’i ndërprisnit fjalën ministrit të Financës, i cili iu drejtua me një gjuhë banale koleges Tabakut. Ke detyrimin ti t’i bësh publike kompanitë që nuk kanë paguar detyrimet ndaj shtetit. Ke detyrim të informosh deputetët e Kuvendit të Shqipërisë. E fundit zonja kryetare. Ndiqni të njëjtin standard. Nëse rregullorja për ju është ndryshe, po ju them që mos imitoni atë që ka qenë në krye ku jeni ju, para jush dhe e dimë ku përfundoi”, tha Bardhi.
Nga ana tjetër, nënkryetarja u shpreh se deputetët e PD nuk po i përmbahen procedurës dhe se ka pranuar ofendimet nga opozita.
“Ajo që ju kërkoj unë si deputetë, majtas dhe djathtas, po ju them që jemi në pikën e dytë të rendit të ditës. Po pranoj ofendimet tuaja, duhej ta kisha nxjerrë jashtë kolegun tuaj, se budallain ndoshta e ka në vend tjetër jo këtu. Seancën ta zhvillojmë si duhet. Asnjë nuk po i përmbahet procedurës. Unë dua të zbatoj vetëm rregulloren dhe do jem korrekte deri në fund. Që të jeni i sigurt, unë jam Klodiana Spahiu dhe nuk po imitoj askënd”, u shpreh nënkryetarja e Kuvendit.
Top Channel