‘El Clasico’ e Superkupës së Spanjës; Barcelona-Real Madrid, tensionet që nuk u panë 12/01 11:09
Bologna e Vincenzo Italianos e nisi mbrojtjen e trofeut të Kupës së Italisë me një rikthim.
Mbajtësit e kësaj kupe, Kuqeblutë, debutuan në raundin e 16-tave dhe eliminuan Parmën. Derbi emilian në Dall’Ara përfundoi 2-1 në favor të Felsineit.
Benedyczak (13′) e kaloi ekipin e Carlos Cuestas në epërsi, por Rowe në minutën e 38-të dhe Castro në të 89-n e përmbysën rezultatin.
Në çerekfinale, ata do të përballen me Lazion që eliminoi Milanin si për t’u hakmarrë nga fitorja e kuqezinjëve në kampionat pak ditë më pare. Një Milan krejtësisht i rinovuar për rotacion nga Alegri nuk funksionoi siç pritej. Në minutën e 80-të nga një goditje këndi, Zaccagni zhbllokoi ndeshjen duke shënuar golin e vetëm të takimit.
Top Channel