Kategoria Superiore/ Mbyllet java e 14, ja si paraqitet tabela e klasifikimit e kampionatit.
Vllaznia nuk mundi të shfrytëzojë mundësinë për t’u rikthyer në krye të klasifikimit në Kategorinë Superiore. Skuadra shkodrane nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në sfidën me Vorën.
Ishte një ndeshje që edhe pse u zhvillua në Loro Borici të shkodrës, skuadra e Edi Martinit ishte si ekip udhëtues, kjo pas marrëveshjes së arritur mes dy ekipeve. Në këtë përballje u pa një lojë me ritëm dhe me skuadrat që i patën mundësitë e tyre por që nuk u shfrytëzuan për meritë edhe të portierëve respektivë.
Në pjesën e parë Balaj për Vllazninë dhe Fazlagic për Vorën iu afruan golit por pa sukses. Po kështu edhe në pjesën e dytë dhe në fund sfida u mbyll me barazimin 0-0 me Vllazninë që mbetet në vendin e dytë me 25 pikë, 1 më pak se Elbasani, ndërsa Vora shkon në 16 pikë në vendin e 7.
Top Channel