Dusan Vlahovic pasditen e kësaj të enjteje iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale për dëmtimin në aduktorin e kofshës së majtë në Mayo Clinic të Londrës. Vlahovic u dëmtua në ndeshjen e së shtunës ndaj Cagliarit dhe stafi mjekësor i Juventusit e përjashtoi trajtimin konservativ të futbollistit duke zgjedhur operacionin.

Juventus konfirmoi gjithcka me një komunikatë për shtyp duke shtuar se nga kjo e premte Vlahovic do të nisë  programin e riaftësimit të tij. Përsa i përket kohës së qëndrimit jashtë fushave të lojës, është ende herët për ta përcaktuar edhe pse flitet për një mungesë të sulmuesit serb për të paktën 3 muaj.

Me pak fjalë, për momentin mendohet  se Vlahovic nuk mund të kthehet të luajë përpara muajit mars. Ndërkaq vetë Vlahovic në rrjetet sociale iu ka dhënë një mesazh tifozëve të Juventus: ‘Do të shihemi së shpejti’-shkruantre Vlahovic

Po këtë të enjte, një tjetër futbollist i Juventusit që u operua ishte Federico Gatti me mbrojtësin që pësoi një dëmtim në meniskun e gjurit në ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Udinese. Gatti e kreu ndërhyrjen e tij kirurgjikale në Nantes në France dhe për të parashikohet që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 1 muaj.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta