“Edi Rama ka thënë se PS-ja është një bordello”, Berisha në Kuvend: Për të parë bordellon e vërtetë, shkoni te… Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i është përgjigjur ashpër ish-deputetit të tij Ervin Salianji pas takimit të këtij të fundit me strukturat e PD-së në Durrës, ku kërkoi rifreskimin e partisë.
Pjesëmarrja e lartë në atë takim bëri që Berisha ta cilësonte një axhendë personale të Salianjit, teksa kujtoi se ish-deputeti ka një zonë ku duhet të bëjë analizën.
“Asnjë deputet nuk ka nisur asnjë foltore. Ju lutem korrigjojeni. Po, është një anëtar kryesie, i cili ka një axhendë personale, i uroj ta vazhdojë sa të ketë qejf. Është një anëtar kryesie, i cili është i kooptuar në kryesi, i cili në asnjë mbledhje kryesie nuk ka shtruar asnjë nga këto probleme, i cili ka një zonë në Kombinat i ngarkuar për analizën dhe të gjitha. Do të ketë axhendë personale, ta vazhdojë gjer në fund. Se çfarë ishte salla, atë e di unë”, tha Berisha.
Megjithatëse nuk iu përgjigj pyetjes nëse do ta përjashtonte Salianjin, Berisha nuk ia njohu kontributin për fitoren në Bashkinë e Kavajës dy vjet më parë.
“Ai është i ngarkuar, ka një zonë, ku duhet të bëjë analizën, ka marrë pjesë në analizë në atë zonë, është anëtar kryesie. Ai ka të drejtë të shtrojë çdo gjë në kryesi dhe çdo gjë në zonën ku është caktuar. Zgjedhja është thelbi i lirisë. Ai ka bërë atë zgjedhje, e gëzoftë zgjedhjen. Salianji ishte në burg..janë marrë nja 3 mijë vota më shumë në këto zgjedhje.”, vijoi më tej Berisha.
Top Channel