Greqia është përfshirë orët e fundit nga stuhia “Vyron”.

I gjithë territori i vendit është përfshirë nga reshje të shumta shiu ndërsa mbrojtja civile njoftoi qytetarët e kryeqytetit helen të shmangin lëvizjet e panevojshme.

Si pasojë e reshjeve shumë rrugë në kryeqytetin helen u bllokuan ndërsa prani uji u vërejt në zonën lindore te atikës dhe në derdhjen e lumit Kifisos.

Reshjet shkaktuan përmbytje në disa zona ndërsa forcat zjarrfikëse njoftuan se ka dhjetëra telefonata për bodrume pallatesh të përmbytura.

Në Sindagma dhe Pangrati u shënuan ndërprerje të energjisë elektrike. Si pasojë e reshjeve të shumta u anulua ndeshja e basketbollit Fener Bahçe-Olimpiakos. Me vendim të prefekturës së atikës shkollat në atikë do të jenë të mbyllura gjatë ditës së premte.

Sipas Institutit Meteorologjik të Athinës, stuhia do të vazhdojë deri paraditen e së premtes e në vazhdim do të spostohet drejtë Egjeut lindor ku pritet të shkaktojë probleme ne zonën e ishujve Kyklades dhe Rodos në lindje.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta