Ashtu sic e do tradita, edhe këtë vit në të enjtën e fundit të sezonit në Botërorin e Formula 1, pilotët u bashkuan në Abu Dhabi për të festuar së bashku fundin e kampionatit në një darkë grupi.

Nga 20 pilotët titullarë të këtij kampionati, në këtë darkë kishte 3 mungesa; dy pilotët e Aston Martin, Lance Stroll dhe Fernando Alonso si dhe ai i Sauber, Nico Hulkenberg

I pari që postoi foton në grup të të gjithë pilotëve të përqafuar e duke buzëqeshur, ishte 7 herë kampioni i botës Lewis Hamilton që e shoqëroi foton me një mesazh të gjatë. ‘Ja Klasa 2025. Jemi të vetmit persona në botë që bëjmë atë që bëjmë dhe për këtë jemi me shumë fat. Jam mirënjohës për këtë grup pilotësh kundër të cilëve kam pasur privilegjin të garoj dhe ndonëse jemi kundërshtarë, ka shumë respekt mes nesh dhe jam krenar që mund t’i quaj miq. Shpresojmë t’ju dhurojmë një garë të fundit spektakolare për këtë sezon-lexohej në postimin e Leëis Hamilton

Fotoja më pas u shpërnda edhe nga pilotët e tjerë secili prej tyre me një mesazh të ndryshëm. ‘Sa bukur të riorganizohesh-shkruante Leclerc-dhe të kalosh pak kohë së bashku jashtë piste’, ndërsa Esteban Ocon nuk harroi të falenderojë Lewis Hamilton për darkën, me britanikun që cdo vit e organizon me shumë dëshirë një event të tillë.

Ndërsa Bortoleto nënvizoi se darka ishte plot me të qeshura dhe histori të bukura, ndërsa Lando Norris zgjodhi ironinë e këndshme teksa thoshte se asnjë ushqim nuk u hodh gjatë darkës. Por këtë të premte, pilotët do të zbresin sërish në pistë për raundin e fundit dhe aty ata do të jenë sërish rivalë,

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta