“Foltorja” e Berishës në Mirditë, i moshuari “numëron” ankesat, anëtarja e degës së PD-së tenton t’i marrë mikrofonin

04/12/2025 19:33

“Foltorja” e Sali Berishës në Mirditë u shoqërua me një situatë, e cila shkaktoi të qeshura në sallë.

Fjalimi i një të moshuari, pas përfundimit të fjalës së Berishës, u shoqërua me të qeshura në sallë.

Ka qenë anëtarja e degës së PD-së ajo e cila ka tentuar t’i ndërpresë fjalën të moshuarit që po tregonte disa pakënaqësi.

Por pavarësisht tentativave për t’ia marrë mikrofonin, ka rezultuar pa sukses, pasi I moshuari ka vijuar me fjalimin e tij.

“Të gjithë bota e di që merita më e madhe e Sali Berishës është që groposi Lulzim Bashën në një gropë fekalesh. Por nuk mjafton… PD duhet të reformohet që në thelb. Nuk është parë ajo që sekretari është në Tiranë, ndërsa populli në Mirditë…”, tha i moshuari.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta