Europa “i përgjigjet” Rusisë, arrihet marrëveshja për bllokimin e gazit rus

04/12/2025 13:21

Në kohën kur përpjekjet e SHBA-së për ta shtyrë Rusinë të pranojë planin e saj të paqes nuk prodhuan rezultatin e dëshiruar nga Washingtoni, Brukseli kaloi në një veprim konkret.

BE-ja, thotë Corriere della Sera, arriti marrëveshjen për një lamtumirë graduale, por përfundimtare, ndaj gazit rus: Importet e gazit të lëngshëm natyror LNG do të përfundojnë deri në 31 dhjetor 2026, ndërsa mbyllja e tubacionit do të hyjë në fuqi më 30 shtator 2027.

“Ne duhet të vazhdojmë të ushtrojmë presion mbi Rusinë. Dhe kjo do të thotë të vijojmë furnizimin me armë të Ukrainës, të ushtrojmë presion ekonomik dhe të ndryshojmë llogaritjet e Putinit në mënyrë që ai të kuptojë se nuk ka rrugëdalje”, deklaroi kreu i NATO-s, Mark Rutte.

Për Ukrainën megjithatë, ende nuk mendon se është koha për të shqyrtuar një plan B.

“ Shtetet e Bashkuara janë shumë të qëndrueshme në mbështetjen ndaj Kievit. Plani aktual kërkon që Uashingtoni të ofrojë pajisje ushtarake, ndërsa europianët dhe kanadezët të japin kontributin e tyre kur bëhet fjalë për financimin e tyre”, shtoi ai.

Megjithatë, media e njohur italiane insiston se loja e vërtetë, në fakt, po luhet përtej Atlantikut. Duhet të gjendet një kompromis, kjo luftë kushton shumë para”, thotë Marco Rubio, Sekretari i Shtetit i SHBA-së. Kreu i diplomacisë amerikane vazhdon t`i mëshojë idesë se palët i janë afruar zgjidhjet, por nuk jemi ende aty ku duhet, deklaroi ai, duke shtuar se “vetëm Putini mund ta përfundojë këtë luftë.”

 

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta