“Ervini është djalë flori…”, deputetët e PD i shmangen pyetjes për lëvizjen e Salianjit. Korreshi: Kam pirë 100 herë kafe me të, se piva edhe një tjetër…

04/12/2025 12:30

Sot do të mbahet seanca plenare në Kuvend.

Para hyrjes në Kuvend, disa prej deputetëve demokratë kanë dhënë prononcime të shkurtra për gazetarët, teksa u pyetën për takimin mes Ervin Salianjit dhe Ilir Alimehmetit.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi u shpreh “Të fillojnë të lëvizin ujërat në parti. Unë takoj çdo demokrat pavarësisht emrit dhe mbiemrit. Kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, se piva një tjetër…

Tomorr Alizoti, zgjodhi të mos përgjigjej në mënyrë të drejtpërdrejtë duke thënë “Keni ndonjë pyetje për qeverinë? Ai është miku im dhe është djalë i mirë?

Këtu qeveria është në krizë totale”, u shpreh Jozefina Topalli.

Ndërsa Jorida Tabaku, ndër më të votuarat në PD, u shpreh ‘Ça është kjo erë e madhe, qenkeni juve. Kam qenë dhe do vazhdoj të jap kontributi për partinë. Të vazhdojmë përballjen me kundërshtarin, partinë ta lejmë te partia?!

Të njëjtës pyetje kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi iu përgjigj kështu: “Kam dhënë dje një deklaratë dhe i qëndroj.”

Ndërkohë, Agron Gjekmarkaj një ndër drejtuesit e vetëm që korri fitore në qarkun që iu ngarkua nuk ofroi koment.

Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës, tashmë deputet i qarkut të Dibrës tha se “çdo demokrat është i mirëpritur kudo dhe për të qenë një armë më shumë ndaj kësaj qeverie”.

“Nuk e kam për zakon të komentoj zgjedhjet personale të askujt”, u shpreh Tritan Shehu.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta