Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Vlorë.

Feride Abazaj, 82 vjeçe duke ecur në bulevardin “Ismail Qemali” është rrëzuar përtokë dhe fatkeqësisht ka humbur jetën.

Gazetari i Top Channel, Mikel Marsi raporton se vdekja dyshohet se i ka ardhur pasi ka plasur kokën në një prej bordurave të bulevardit të Vlorës.

Trupi i pajete është dërguar ne morgun e spitalit rajonal të qytetit.

Sot, rreth orës 11:30, në lagjen “Pavarësia 2”, në bulevard, përballë stadiumit, një shtetase rreth 5082vjeçe dyshohet se si pasojë e erës së fortë, është rrëzuar dhe është përplasur në trotuar, duke ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e viktimës“, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB