Dosja ‘Toyota Auris’/ U dënua me burg, ish-prokurori Aurel Zarka bën rekurs në Gjykatën e Lartë
04/12/2025 09:47
Ish-prokurori i Vlorës, Aurel Zarka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin e dënimit me 2 vite e 8 muaj burg.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Akuzat që rëndojnë ndaj Zarkës janë ushtrimi i ndikimit të paligjshëm dhe korrupsioni mbasi sic deklaroi prokurori që e hetoi, ai komunikon përmes aplikacionit Sky Ecc me ish-oficeren Erjona Daupaj për të ndërhyrë në fatin e dosjes Toyota Auris, si dhe në dy çështje të tjera në qytetin bregdetar.
Top Channel