Kryesuesit Premier League të Arsenalit, kanë arritur marrëveshjen për të siguruar shërbimet e vëllezërve binjakë jashtëzakonisht të talentuar, Edwin dhe Holger Quintero.

Të rinjtë ekuadorianë i bashkohen “Topçinjve” nga Independiente del Valle dhe pritet të mbërrijnë zyrtarisht në Emirates Stadium në gusht të vitit 2027, pas festimit të ditëlindjes së tyre të 18-të.

Edhe pse marrëveshja është arritur tashmë, klubi londinez e ka konfirmuar transferimin me një deklaratë zyrtare, duke theksuar entuziazmin për ardhjen e dyshes, e cila konsiderohet një nga më premtueset në Amerikën e Jugut.

Në deklaratën zyrtare, Arsenal thekson: “Edwin dhe Holger njihen si dy nga talentet më emocionuese në Amerikën e Jugut. Ata kanë treguar performanca të vazhdueshme dhe mbresëlënëse në nivelin junior, si për klubin ashtu edhe për ekipin kombëtar U-17 të Ekuadorit”.

Edwin Quintero është një driblues me këmbë të majtë, i shpejtë dhe teknik, që luan si sulmues krahu i djathtë. Ai shquhet për përballjet me kundërshtarët dhe ka një repertor të gjerë aftësish.

Holger Quintero është një mesfushor sulmues me talent teknik, me këmbë të djathtë, i cili e lidh lojën me vizion të qartë dhe zotëron aftësinë për të surprizuar kundërshtarët me lëvizje të shpejta.

“Do të punojmë ngushtë me Independiente del Valle për zhvillimin dhe mirëqenien e Edwin dhe Holger derisa ata të mbërrijnë tek Arsenali. Të gjithë në klub janë të emocionuar për të mirëpritur binjakët Quintero”, thuhet në komunikatën e klubit.

Në gjurmët e Piero Hincapie

Vëllezërit Quintero do të ndjekin gjurmët e bashkëkombësit të tyre, mbrojtësit Piero Hincapie, i cili gjithashtu ka lindur në Esmeraldas, Ekuador, dhe erdhi te Arsenal nga Bayer Leverkusen gjatë verës.

Hincapie ka bërë një fillim të shkëlqyer, duke zëvendësuar me sukses të dëmtuarin Gabriel Magalhaes dhe duke shkëlqyer në fitoren 4-1 ndaj Tottenhamit më 23 nëntor, si dhe në barazimin 1-1 me Chelsean apo fitoren 2-0 ndaj Brentford.

Vëllezërit Quintero synojnë të ndjekin hapat e bashkatdhetarit dhe pritet të jenë një pjesë e rëndësishme e projektit të Arsenalit për të ardhmen e afërt.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta