“AKSHI, agjenci e varur direkt nga kryeministri ”, Berisha: Me emrat e Ermal Beqirit dhe Gerond Meçes, u legalizua proces ultra-mafioz me ofertat fake në tendera
Sot shënohet 113 vjet nga themelimi i Forcave të Armatosura.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook ka ndare një video të shkurtër të Forcave të Armatosura, ndërsa shkruan “113 vjet Forcë e Armatosur. Gëzuar, Shqipëri!”.
Më herët, presidenti Bajram Begaj u shpreh “Sot, në ditën e themelimit të Forcave të Armatosura, nderojmë me respekt kontributin, sakrificat dhe shërbimin e vyer të të gjithë efektivëve të FARSH që me atdhedashuri, besnikëri dhe disiplinë i kanë shërbyer atdheut në këto 113 vite.
Forcat e Armatosura, me angazhimin, përkushtimin dhe profesionalizimin e tyre, kanë arritur me sukses të jenë në lartësinë e detyrës për sigurimin e pavarësisë dhe mbrojtjes së vendit.
Pjesëmarrja në misione dhe operacione të NATO-s, BE-së dhe OKB-së na bën krenarë dhe kontribuues me vlera në sigurinë kolektive.
Mirënjohje për çdo efektiv, vajza dhe djem, gra dhe burra të Forcave të Armatosura për shërbimin që i bëjnë atdheut! Gëzuar 113-vjetorin FARSH”.
Top Channel