Zjarri vdekjeprurës i mori jetën 159 personave, Hong Kong urdhëron heqjen e rrjetës së skelave

03/12/2025 17:26

Autoritetet në Hong Kong kanë urdhëruar heqjen e rrjetës së skelave nga të gjitha ndërtesat që janë në rinovim deri të shtunën, pasi zjarrin më të vdekjeprurës në territoret kineze që ndodhi javën e kaluar në kompleksin e banesave Wang Fuk Court.

Zjarri, i cili shkaktoi vdekjen e 159 personave dhe ka lënë 31 të tjerë të zhdukur, ka nxitur hetime për shkak të përdorimit të materialeve që nuk përmbushnin standardet e sigurisë.

Një hetim paraprak ka zbuluar se rrjetat e mbrojtjes rreth ndërtesës që po rinovohej nuk ishin të afta për të mbajtur flakët, duke përshpejtuar përhapjen e zjarrit.

Bernadette Linn Hon-ho, sekretare për Zhvillim në Hong Kong, theksoi se javën tjetër do të nxirren udhëzime të reja për testimin e materialeve të skelave.

Aksioni do të prekë rreth 300 ndërtesa, përfshirë 200 ndërtesa private dhe 10 ndërtesa publike që janë aktualisht në proces rinovimi. Linn siguroi se çdo kontraktor që përdor materiale nën standard do të mbajë llogari.

Flakët në Wang Fuk Court u përhapën me shpejtësi nëpër blloqet e veçanta të kompleksit për shkak të rrjetave dhe materialeve të tjera të ndezshme në pjesën e jashtme të ndërtesave. Policia ka arrestuar deri tani 15 persona për vrasje të paqëllimshme dhe hetimet për shkakun e zjarrit vazhdojnë.

Deri më tani, janë gjetur 159 trupa, 140 prej të cilëve janë identifikuar. Hetuesit janë duke kërkuar në mbetjet e skelave prej bambuje që kanë mbuluar disa pjesë të ndërtesës.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta