U dënua për përfitim të 1 mln eurove duke transferuar pasuri në mënyrë të paligjshme, Apeli liron nga masa e arrestit biznesmenen e njohur
Është zbardhur pas 6 ditësh ngjarja e ndodhur në fshatin Mamëz të Kukësit, ku u qëllua me armë zjarri drejt një biznesi.
Polica thotë se autorët janë identifikuar si Xheme dhe Misin Mena, babë e bir. 59-vjeçari është arrestuar, ndërsa djali i tij është shpallur në kërkim.
“Në kuadër të operacionit policor të koduar “Drinas”, u bë kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasit Xh. M., 59 vjeç, si dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi M. M., 26 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Këta shtetas, më datë 27.11.2025, në lagjen Drinas, dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dyqanit në pronësi të shtetasit T. O., duke dëmtuar fasadën me xham të dyqanit”-njofton policia.
Po ashtu, është sekuestruar automjeti me të cilin babë e bir kanë lëvizur kur kanë kryer veprën penale.
Teksa hetimet vijojnë, nuk dihet ende shkaku se pse kanë qëlluar drejt biznesit.
Top Channel