Propozimi i BE-së për asetet e ngrira ruse, Kryeministrja ukrainase mirëpret propozimin: Një hap i rëndësishëm
Një shpëtim tronditës ndodhi të martën në mëngjes (2/12) në një autostradë në Virxhinian Perëndimore, SHBA, ku një shofer kamioni mbeti i varur për rreth pesë orë në boshllëk nga një urë 30 metra e lartë.
Më konkretisht, sipas informacioneve nga Fox News, gjithçka ndodhi në orën gjashtë të mëngjesit, kur shoferi i kamionit humbi kontrollin për shkak të rrugës së akullt, duke rezultuar në daljen e kabinës së kamionit nga ura dhe duke mbetur fjalë për fjalë e varur në boshllëk.
Shikoni videon e shpëtimit heroik:
Zjarrfikësit dhe punonjësit e shpëtimit nxituan në vendin e aksidentit, duke bllokuar autostradën për të filluar
operacionin e shpëtimit. Fillimisht, ata vendosën tre sisteme litarësh duke përdorur dy kamionë tërheqës, njëri si “spirancë” në urë dhe tjetri për të siguruar kamionin e varur dhe për të parandaluar rënien e tij në tokë.
Shpëtuesit pozicionuan në mënyrë strategjike automjetet e emergjencës për të arritur te shoferi i varur. Një shpëtimtar më pas zbriti në kabinën e automjetit duke përdorur litarë specialë.
Pasi e siguroi, ai u bëri shenjë kolegëve të tij ta ngrinin lart. Pasi qëndroi i varur nga ura e autostradës për rreth pesë orë, shoferi u tërhoq në vend të sigurt pa asnjë lëndim.
Top Channel