40% e buxhetit rus, shpenzime ushtarake/ Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rutte: Duhet të reagojmë
Demokrati Ervin Salianji do të zhvillojë sot një takim me demokratët në Durrës.
Top Channel mëson nga burimet brenda PD-së, se krah Salianjit do të jetë Ilir Alimehmeti dhe strukturat drejtuese të Degës në këtë qytet.
Personat që do të marrin pjesë janë kryetari i grupit të këshilltarëve të PD-së në Bashkinë Durrës dhe ish-kryetari i foltores, Tan Burgia.
Pjesë do të marrin edhe nënkryetarët e Degës, Vis Shuaipi, ish-deputeti Pëllumb Berisha, sekretari i degës Arlinind Boshku, sekretari organizativ Nikolin Radovani, kryetari i fundit i zgjedhur me votë Luan Hoti, drejtues strukturash, etj.
Deputetët më të votuar të Qarkun Durrës, Aulon Kalaja, Ndrec Pjetri. Ish-deputetë dhe drejtues ndër vite.
Pjesëmarrës do te jenë gjithashtu pjesa dërrmuese e drejtuesve te grup-seksioneve. Dhjetëra demokratë anë në pritje të bashkëbisedimit me Salianjin.
Kujtojmë se Dega e PD-së në Durrës nuk ka kryetar të zgjedhur për momentin.
Top Channel