Itali/ 49-vjeçarja shqiptare gjendet e vdekur në Ankona, në kërkim bashkëshorti i dënuar më parë për dhunë
Kompania e transportit publik Atac e Romës është zotuar të rimbursojë pasagjerët në rastet e shërbimit të dobët, tha të hënën autoriteti italian i konkurrencës, duke i dhënë fund një hetimi ndaj kompanisë shtetërore të transportit.
Rregullatori hapi një hetim ndaj Atac në shkurt për “praktika të mundshme të padrejta tregtare” dhe dyshime për mosplotësim të standardeve të cilësisë gjatë periudhës 2021-2023. Kompania dështoi të përmbushë objektivat për saktësinë, funksionimin e shkallëve lëvizëse dhe ashensorëve dhe sigurimin e rojeve të sigurisë në stacionet e metrosë, ndër të tjera, tha rregullatori në atë kohë.
Hetimi u mbyll pasi Atac u zotua të sigurojë më shumë se 3 milionë euro rimbursime për mbajtësit e kartave vjetore të transportit publik, tha rregullatori të hënën.
Antitrust, servizi Atac inadeguati: la società rimborserà i clienti per oltre 3 milioni https://t.co/L2UzXm9j8T pic.twitter.com/33KqpK4Ic2
— Repubblica Roma (@rep_roma) December 3, 2025
Autoriteti italian i konkurrencës mbikëqyr gjithashtu të drejtat e konsumatorëve.
Drejtori i përgjithshëm i Atac, Paolo Aielli, i përshkroi vendimet e rregullatorit si “një nxitje për të përshpejtuar rrugën e ndryshimit që Atac ka ndërmarrë në vitet e fundit”.
Mbajtësit e biletave vjetore për vitin 2024 do të marrin nga 5 euro secili, dhe 5 euro shtesë do t’u jepen mbajtësve të biletave vjetore të transportit publik në çdo vit midis viteve 2021 dhe 2023, tha autoriteti.
Biletat vjetore kushtojnë 250 euro, duke përjashtuar zbritjet.
Atac do të prezantojë gjithashtu një aplikacion të ri celular që ofron rimbursime të pjesshme për përdoruesit në rast vonesash prej më shumë se 15 minutash në shërbimet e rregullta të autobusëve, tramvajit ose metrosë. Transporti publik në Romë është i njohur për joefikasitetin e tij, por Atac i tha rregullatorit se është përmirësuar falë fondeve të BE-së pas Covid-it dhe financimit shtetëror në përgatitje për Vitin e Shenjtë Katolik të këtij viti.
Përmirësimet përfshijnë autobusë të rinj që janë tashmë në shërbim dhe tramvaje të rinj që do të zbulohen së shpejti, tha Ayeli.
Si pjesë e angazhimeve të saj, Atac u zotua gjithashtu të punësojë më shumë staf në stacionet e metrosë dhe të trajnojë stafin ekzistues, me një investim vjetor prej 2.6 milionë eurosh, tha autoriteti.
Top Channel