Ndryshime në qeveri, Xheni Beqaj emërohet tek Agjencia e Bregdetit, Orjana Osmani zv/ministre e Arsimit

03/12/2025 18:09

Këshilli i Ministrave ka marrë vendim për emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të agjencisë kombëtare të bregdetit.

Në mbështetje të nenit 100 të kushtetutës dhe të pikës 10/1, të kreut iii, të vendimit nr.569, datë 17.7.2019, të këshillit të ministrave, “për miratimin e kompetencave, mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të agjencisë kombëtare të bregdetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të turizmit, kulturës dhe sportit,  këshilli i ministrave, vendosi që Xheni Beqaj emërohet drejtor i përgjithshëm i agjencisë kombëtare të bregdetit.

Ndërsa, Orjana Osmani është liruar nga detyra e zv/ministres së Arsimit dhe Sportit ndërsa është emëruar si zv/ministre e Arsimit duke pasur një ndryshim portofoli.

Këto vendime hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohet në “fletoren zyrtare”.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta