Në ditën ndërkombëtare të aftësisë së kufizuar në Shqipëri kërkohet ende e drejta themelore që kanë të bëjnë me rritjen e aksesit të personave që kanë një aftësi të kufizuara.
Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë që kujdestari i tyre të mos jetë më një nga familjarët pasi ata privohen për të punuar. Edhe pse jemi në vitin 2025 ata ende nuk kane infrastrukturë, për paraplegjikët e tetraplegjikët mungojnë rampat ne rruge ndërsa për personat e verbër kërkohet sinjalistikë e posaçme zanore .
“Na mungon infrastruktura, semaforë zanore, ashensorë zanor, kujdestarë profesionist qe na ofron shërbim”, u shpreh Doljana Velia e cila është me aftësi të kufizuar në shikim.
Sipas të dhënave zyrtare, rreth 6.5% e popullsisë mbi 5 vjeç jeton me një formë aftësie të kufizuar. Janë të regjistruar rreth 144,000 persona me aftësi te kufizuar por vetëm afërsisht 70,000 prej tyre marrin ndihmë financiare e cila konsiderohet e pamjaftueshme.
Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite kishte organizuar një koncert ku personat me aftësi te kufizuara kanë performuar dhe janë vlerësuar me çmime . Janë organizuar edhe lojëra e aktivitete rekreative shoqëruar me dhurata për pjesëmarrësit.
Top Channel