I riu në Tiranë përndjek dhe godet me grushte 22-vjeçaren
03/12/2025 09:39
Një 24-vjeçar ka rënë në pranga ditën e djeshme në Tiranë pasi ka dhunuar një vajzë.
Bëhet fjalë për A.I., 24 vjeç, i arrestuar në komisariatin nr.2 në kryeqytet pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 22-vjeçare dhe ditën e djeshme e ka goditur me grushte.
“Specialistët e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. I., 24 vjeç, pasi ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 22-vjeçare dhe ditën e djeshme e ka goditur me grushte”-njofton policia.
Top Channel