Një gropë karstike me diametër rreth 7 metër dhe thellësi më shumë se 10 metra është shfaqur prej disa ditësh shumë pranë banesave në lagjen e spitalit në qytetin e Belshit.
Fenomeni natyror është i zakonshëm për zonën e Dumresë e cila numëron mbi 84 liqene të krijuara si pasojë e fenomeneve karstike.
Fenomeni ka ngjallur panik tek banorët të cilët ndihen të pasigurt teksa dita ditës gropa u afrohet banesave dhe kërkojnë ndërhyrje nga strukturat e emergjencave.
Në 360 km2 zona e Dumresë është kartike si pasojë e shkrirjes së shkëmbinjve të gipsit dhe gëlqeres.
Duket sikur fenomeni po bëhet i shpeshtë teksa në Qershor të këtij viti një gropë e ngjashme u hap në fshatin Dëshiran ndërsa në maj të vitit 2022 një gropë u hap pranë banesave në fshatin Cestije të Belshit.
Moti me shi e bën edhe më shqetësuese situatën për banorët këtu pranë.
Top Channel