Plagosje me thikë në Qerret të Katundit të Ri në Durrës. 

Pas një konflikti për motive banale, një  i ri është goditur dy herë me thikë dhe është dërguar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Haxhi Shehu ka mbetur i plagosur, ndërsa i dyshuar si autor është Egzon Sinani, i cili është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

U konfliktua fizikisht dhe plagosi me mjet prerës një 41-vjeçar, shpallet në kërkim autori dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.

Rreth orës 16:50, në fshatin Qerret, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. S. ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin H. Sh., 41 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë intensivisht për kapjen e autorit.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta